Partia Socialiste ka vijuar denoncimet për atë që e ka cilësuar skandal i reklamave shtetërore. Deputeti socialist Eduart Shalsi, ka akuzuar se me paratë e taksapaguesve shqiptarë, Ministria e Bujqësisë e drejtuar nga Genc Ruli, ka shpenzuar 400,000 dollarë për një reklamë e cilësuar si elektorale.


“Ministria e Bujqësisë ka shpenzuar 400 mijë dollarë për reklama. Dhe këto shifra janë sipas dokumenteve zyrtare”, theksoi gjatë një deklarate për shtyp deputeti Shalsi.


Duke përmendur një sërë problemesh që vuan Bujqësia, Shalsi theksoi se paratë e Ministrisë kanë shkuar pikërisht për reklama në vend që të zgjidhej problematika.


“Ministria e Bujqësisë na paska para për reklama, por jo për thertoret”, ironizoi deputeti socialist. Prej tre ditësh deputeti Shalsi ka bërë publike shpenzimet e fryra të ministrive për reklamat shtetërore, që sipas tij akordohen për mediat pro-qeveritare.


20 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)