Në listën me 174 anëtarë janë edhe disa zv.ministra, drejtorë të rëndësishëm në Tiranë apo dhe emra të njohur që dikur kanë qenë në lista të lëvizjes “Mjaft”
Zëvendësministrat – Anëtarë janë edhe Alfred Dalipi, zv.ministër i Zhvillimit Urban, Arbian Mazniku, nënkryetar i bashkisë, Stefan Çipa, zv.ministër i Ministrisë së Brendshme, si dhe zv.ministri i Drejtësisë, Ervin Salianji
Drejtorët – Anëtarë Asambleje do të jenë edhe dy drejtorë të rëndësishëm, Orgesa Manasterliu e QSUT-së dhe Artan Lame i ALUIZNI-t, gjithashtu edhe Sadi Vorpsi, prefekti i Tiranës
Të larguarit – Në listë është emri i Bukurosh Stafës, kryetar i Këshillit të Qarkut në Elbasan, ish-deputet i përjashtuar në 2007-n, pasi votoi për Topin president. Anëtar do të jetë edhe Hektor Çiftja, emri i të cilit u bë i famshëm gjatë incidentit me Blushin
Rasti Kokëdhima – Një vend mes fituesve ka zënë edhe Koço Kokëdhima, i cili megjithëse si deputet, gëzon të drejtën për të qenë anëtar i Asamblesë, ka preferuar votat “nga populli” për këtë forum
Artemisa Hoxha
Që prej ditës së djeshme, Partia Socialiste ka riorganizuar një prej strukturave më të rëndësishme vendimmarrëse të saj, siç është Asambleja Kombëtare. Pas votimit në orët e vona të mbledhjes maratonë të Kongresit të partisë, delegatët votuan për 175 anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare, e cila do të jetë ajo që do të votojë dhe zgjedhë anëtarët e rinj të kryesisë së partisë, si dhe sekretarin e përgjithshëm të saj.
Por cilët janë 174 anëtarët e rinj?
Listën e gjatë me 174 anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare e publikoi sekretari organizativ i partisë, Blendi Klosi, i cili bëri me dije se kanë votuar 1500 delegatë që morën pjesë në votim, nga 61 bashki. Klosi e konsideroi numërimin transparent dhe në përmbushje të kritereve të përcaktuara nga statuti i ri i partisë, i cili u miratua nga Kongresi. “Numërimi ishte transparent dhe i ndjekur jo vetëm nga kamerat, por nga të gjithë delegatët. Numërimi u përfundua nën një monitorim të rreptë. U zbatuan me korrektësi kriteret e vendosura, disa prej të cilave ishin: integriteti moral dhe ligjor i figurës së kandidaturave që propozohen; kandidaturat e propozuara për anëtarë të Asamblesë Kombëtare nuk duhet të kenë apo kenë pasur probleme me ligjin ose organet ligjzbatuese dhe të drejtësisë; të mos kenë status të nëpunësit civil; 50% e kandidaturave të propozuara të jenë shoqe, si dhe 20% e kandidaturave të jenë të moshës deri në 30 vjeç”, tha Klosi. Por ajo që bie sy në listën me 174 anëtarë, është fakti se ndër fituesit janë edhe disa zv.ministra, drejtorë të rëndësishëm në Tiranë apo dhe emra të njohur, që dikur kanë qenë në lista të lëvizjes “Mjaft”. Vota të mjaftueshme kanë marrë edhe Alfred Dalipi, zv.ministër i Zhvillimit Urban, Arbian Mazniku, nënkryetar i bashkisë, Sadi Vorpsi, prefekti i Tiranës dhe zëvendësministri i Drejtësisë, Ervin Salianji. Anëtar asambleje do të jetë edhe ish-kreu i Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa, tashmë numri dy i Ministrisë së Brendshme. Në listën e fituesve janë edhe dy drejtorë të rëndësishëm, Orgesa Manasterliu e QSUT-së dhe Artan Lame i ALUIZNI-t. Por ajo që bie në sy është lista e fituesve në Elbasan. Blendi Klosi lexoi emrin e Bukurosh Stafës, kryetar i Këshillit të Qarkut në Elbasan, ish-deputet i PS-së i përjashtuar nga kjo parti në 2007-n, pasi votoi për Topin president. Në të njëjtën kohë ka fituar edhe Hektor Çiftja, zyrtar i PS-së në Elbasan, emri i të cilit u bë i famshëm gjatë takimit ku Blushi u fërshëllye nga anëtarësia gjatë aktiviteti të PS-së në këtë qytet. Një vend mes fituesve ka zënë edhe Koço Kokëdhima, i cili megjithëse si deputet gëzon të drejtën për të qenë anëtar i Asamblesë, ka preferuar votat “nga populli” për këtë forum. Rasti i deputetit Kokëdhima është i veçantë për PS-në, pasi emri i tij ishte dhe i pari në listën e delegatëve të zgjedhur në Qarkun e Vlorës, por që sipas Klosit, kjo ishte zgjedhje e tij për të treguar se është i përzgjedhur i anëtarësisë, edhe pse statuti i partisë saktëson se deputetët janë automatikisht anëtarë të Asamblesë që me marrjen e mandatit. Në sy bie që anëtar i Asamblesë është edhe vëllai i drejtoreshës së përgjithshme të Tatimeve, Ervin Shehaj, apo dhe drejtorëve të tjerë rajonalë. Ndërkohë që në përfundim të fjalimit të tij, sekretari organizativ bëri edhe një herë të ditur se prej 174 anëtarëve, 50% anëtare janë gra, ku kjo, sipas tij, tregon edhe njëherë përmbushjen e premtimit tonë për barazi gjinore edhe në forumet më të larta të Partisë Socialiste.
Lista e anëtarëve të asamblesë
SHKODËR
– Violeta Staka
– Agim Shimata
– Kujtim Prroni
– Xheni Halili
– Majlinda Lacaj
– Nertila Bajrami
– Sabrije Çela
– Adriatik Cekaj
– Mark Zhuri
– Marash Kolaj
– Franka Toplana
KUKËS
– Elmira Braha
– Bukurie Hoxha
– Astrit Cengu
– Ylber Duraku
– Gjerovica Cakraj
– Flamur Thaqi
LEZHË
– Merjeme Delishi
– Nevila Lika
– Eduard Ndreca
– Eraldo Smaci
– Marie Biba
– Aleksandër Dodaj
– Frederik Perdoci
– Kristo Martinaj
DIBËR
– Muharrem Rama
– Arben Keshi
– Alma Selami
– Festime Mjeshtri
– Rina Hasmeta
– Adhurim Lika
– Flamur Meta
– Valbona Kola
– Suzana Pasha
– Qazim Gjoni
DURRËS
– Anila Kapedani
– Natasha Paco
– Jolanda Mustafaraj
– Roland Xhelilaj
– Ardian Çela
– Afrim Bakaj
– Shpresa Domi
– Indrit Buka
– Gjon Bardhi
– Besa Heta
FIER
– Nevila Doko
– Evis Sema
– Fatbardha Merkaj
– Luiza Strati
– Baftjar Zeqaj
– Ervin Bushi
– Xhevit Bushaj
– Andjus Olldashi
– Themion Mile
– Elida Gjermeni
– Lindita Buxheli
– Eriselda Safa
– Gentjan Nushi
– Afrim Dedej
– Artur Çobani
– Ana Nako
– Avdi Snalla
– Llazar Vodo
– Artan Velçani
– Klarita Semanjaku
– Afrim Plaka
– Ermira Buzi
– Nevila Voshtina
– Nexhmi Sulaj
BERAT
– Valbona Zylyftari
– Arisa Toska
– Fadil Nasufi
– Pelivan Sina
– Sybi Shehu
– Eglantina Gjika
– Fatlli Adilaj
– Lorena Kordha
– Luljeta Xhaja
– Fatos Hasanaj
ELBASAN
– Arben Kamami
– Bukurosh Stafa
– Klevis Xhoxhi
– Hektor çiftja
– Desantila Tahiraj
– Etleva Mezini
– Afërdita Dervishi
– Lorenc Tosku
– Kadri Kyçyky
– Mirela Muçaj
– Endri Pepa
– Alketa Bici
– Dritan Bici
– Brixhilda Biçaku
– Rrapush Tola
– Nuri Belba
– Rina Bogdani
KORÇË
– Ana Verushi
– Erjon Nexhipi
– Irena Kallço
– Petrika Tollkuçi
– Anxhela Taho
– Erjon Thëngjilli
– Elona Katiraj
– Genti Berberi
– Florenc Tabaku
– Jona Vina
– Pranvera Begolli
– Gerta Nallbati
– Genti Lakollari
– Astrit Agastra
– Luiza Cipo
– Jorgji Qirjazi
GJIROKASTËR
– Ismail Zeko
– Shpëtim Novi
– Argjiro Muho
– Dino Selimi
– Matilda Çela
– Taulant Rama
– Anxhela Hoxha
– Dhimitër Toli
– Adelina Jahollari
– Dhimitraq Zoto
VLORË
– Alma Bakiu
– Anila Hitaj
– Frosina Londo
– Laura Ferhati
– Nertila Selamaj
– Anduel Tahiraj
– Koço Kokëdhima
– Shkëlqim Sinanaj
– Ted Nasto
– Katina Nelaj
– Ardit Xhafaj
– Margarita Gjini
– Jonida Abduli
– Kasriot Shkrepa
– Ilda Boçi
– Sotir Davella
– Altier Xhaferri
Tiranë
– Alketa Hila
– Blerina Doracaj
– Ogerta Manastirliu
– Violeta Sinoimeri
– Gerta Lubonja
– Kozeta Fino
– Elisa Spiropali
– Klotilda Ferhati
– Anila Shehu
– Mirvjena Xhema
– Gjinovefa Kadriu
– Liri Qoshi
– Alma Skënderaj
– Trëndelina Jaku
– Artan Lame
– Alfred Dalipi
– Krenar Canollari
– Adriatik Kupi
– Arben Seferi
– Arbian Mazniku
– Rudolf Xhillari
– Ervin Shehaj
– Stefan Çipa
– Azbi Arapi
– Eridian Salianji
– Gent Myrtaj
– Arli Naska
– Sadi Vorpsi
Rrogozhinë
– Elona Gjebrea
Kamzë
– Entel Agolli
– Gerta Xhakollari
– Fabiola Leshi
Kavajë
– Shpend Barameta
– Irma Demrozi