Policia e Shtetit ka publikuar momentet nga ndërhyrja për arrestimin e bandës së “Bajrit”, që u finalizua me kapjen e 11 personave. Në videon në fjalë shihet se si forca të mëdha policore, zbarkojnë në qytetin verior, ku kapin në flagrancë të arrestuarit, pjesë e bandës ku koka e grupit ishte Enver Bajri, ndërsa rol të rëndësishëm kishte dhe kushëriri i tij Safet Bajri, i cilësuar si ‘i forti’ i Shkodrës. Madje në pamje shihen se një prej pjesëtarëve të bandës u kap teksa luante bilardo, madje ishte dhe i armatosur.


Ndërkohë, disa prej të arrestuarve kanë marrë masat të mbulojnë kokën, duke vendosur kapuça apo dhe kapele. Safet Bajri u arrestua dje në Tiranë, ndërsa grupi kriminal vepronte në Tiranë, Shkodër, Belgjikë dhe Holandë.


https://youtu.be/AhZcty4vcfs


22 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)