Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është përfshirë nga debate lidhur me përcaktimin e qendrave të votimit që do të përdoren në zgjedhjet e 2013-ës. Partia Socialiste kërkoi që godinat private, ku më herët janë vendosur simbolet partiake, të përjashtohen nga lista e objekteve që do të përdoren si qendra votimi.


“Në çdo qendër votimi, flamuri i indimidon zgjedhësit, baneri sipër qendrës së votimit indimidon zgjedhësit. Këto janë elementë për të shmangu çdo lloj indimidimi”, deklaroi përfaqësuesi i PS-së, Genc Gjonçaj.


Por kërkesa u rrëzua me votë, pasi sipas kryetares së KQZ-së, Kodi është i qartë kur përcakton përjashtimet. “Duke pasur parasysh edhe praktikën edhe vendimet e Kolegjit Zgjedhor, është një gjë që ka dalë gjatë procesit. Kështu që, mendoj se, konsensusi me ndryshimet e këtij Kodi ka zgjidhur edhe këtë problemin tënd mendoj”,- tha kryetarja, Lefteri Lleshi.


Deri në 3 janar vendorët duhet të sjellin në KQZ listën e qendrave të votimit në objekte publike por dhe private.


Ndërkaq të enjten KQZ do të mblidhet sërish me Ministrinë e Brendshme dhe Agjencinë e Kontrollit të Informacionit për të nisur përgatitjet për përdorimin e teknologjisë në zgjedhje.


12 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)