"Portokalli" gozhdoi dje para ekranit shqiptarët, duke dhuruar emocione dhe të qeshura pafund.

Një vëmendje e madhe gjatë emisionit iu kushtua dezinformimit që vjen nga portale të ndryshme, që për hir të së vërtetës janë kthyer në një shqetësim të madh për qytetarët dhe biznesin.

E ftuar "speciale" krah moderatores Xhemi Shehu ishte edhe "Alina Shaban Fërkimi", drejtuese e një portali, rol që u luajt nga aktorja Renada Caci.

Skeçi demaskonte realitetin që përcjell ajo si gazetare, duke vendosur gjoba me spekullime.

Disa nga batutat

Alina: Portokallia gjithmonë e më fantastikeeee!

Xhemi: Po ashtu do thuash se të ftuam

Alina: S’ke dy muaj që ke lindur dhe ua sa je dobësuar

Xhemi: Unë dy muaj, jo mi Alina, qenke keqinformuar. Kam kohë unë që kam lindur.

Alina: Ëhhh ke kohë që kë lindur?

Ndërkohë pas krahëve: Shtriga, ta bëj lajm. Xhemi Shehu ka një fëmijë ilegal.  Mirë ia bëra?

https://youtu.be/8ZQkBldZoZs