Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Lartë për mbyllen e dosjes së bujshme të 21 janarit.
Përmes një postimi të publikuar në faqen e vet zyrtare në Facebook, Rama bën një paralele mes çështjes së kyebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu,i cili sipas tij u shpall i pafajshëm pas një farse të neveritshme dhe dosjes së 21 janarit, të cilit iu mohua drejtësia përmes një zvarritjeje kriminale. Kjo është arsyeja shprehet kryeministri në reagimin e tij pse të djathtët nuk e duan reformën në drejtësi.
“Xhmziu i pafajshëm dje pas një farse te neveritshme, 21 janari i mohuar sot pas një zvarritjeje kriminale; ja pse s’duan reforme ne drejtesi! Ja pse bertasin perdite e me fort “krimi krimi!” dhe u vete mendja deri tek armet, i tmerron drejtesia qe vetem Refoma ne Drejtesi e sjell!
25 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)