Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar shqiptarëve që të kenë kujdes, pasi rreziku COVID-19 ende nuk ka ikur. Ai shprehu pakënaqësinë për protestat pas shembjes së Teatrit Kombëtar, që sipas tij po kryhen nga pseudoaktorë.
“Kujdes me protestat pas shembjes së Teatrit Kombëtar, që po bëhen nga pseudoaktorë, të nuk janë veçse marioneta politike, që do të përdoren për të formuar një parti të re.
Bëni kujdes o njerëz, kujdes, kujdes. Nuk ju vjen asnjë e keqe nga kujdesi im, qoftë edhe i tepruar. Nuk luhet me shëndetin e familjes, ma lini mua fajin për masat shtrënguese.
Shani e shfryni sa të doni, por rrezikun mos e neglizhoni sepse është real dhe mund të bëhet vrastar. Lus Zotin që të mos turpërohemi apo të mbyllemi si rezultat I moskokëçarjes, pasi e keqja mund të hapet si vaji në lakra. Jam në merak, kemi hyrë në një fazë delikate.
Uroj me gjithë zemër mos të turpërohemi pasi përballuam më të keqen, e mos të detyrohemi të mbyllemi si rezultat i moskokëçarjes së atyre që nuk e kanë pranuar rrezikun.
Virusi as ka ikur, e as do të ikë plotësisht”, tha Rama në një komunikim me publikun.