Pas deklaratave të kryeministrit Sali Berisha në Kuvend se opozita ka votuar kundër ndërtimit të tunelit të Elbasanit, ka reaguar kryesocialisti Edi Rama, i cili i ka cilësuar si gënjeshtra. Në rrjetin social “Tëitter”, Rama ka shkruar


“Gënjeshtra e ditës:Socialistët votuan kundër tunelit të Elbasanit! Fakti:Jo, s`kemi votuar kundër dhe media e lirë të provojë kush gënjen!” shkruan Rama. Kreu i socialistëve i është përgjigjur edhe deklaratave të kryeministrit se kryekomunarët socialistë nuk marrin pjesë në inagurime.


“Saliu ankohet pse nuk e presin kryekomunarët tanë kur inauguron rrugë!Sepse shkon për të bërë propagandë me rrugët që shtrojnë vetë komunat” shkruar Rama, duke shtuar se Berisha është i vetmi kryeministër në botë që inauguron rrugë komunale e bën propagandë televizive me punët komunale, pasi ka kohë që s`bën më punën e tij.


13 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)