Opozita
Kryetari i PS-së, akuza Kryeministrit
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Sali Berisha dhe të zëdhënëses së tij, ku të përndjekurit cilësohen fundërrina. Në deklaratat e tyre, thuhet se Rama po bashkëpunon me këto fundërrina. “Asnjë çudi për gjuhën vulgare të Kryeministrit ndaj të burgosurve politikë! Në dhjetor ’90 i quante llumi i shoqërisë, sot trafikantë dhe fundërrina… Kryeministri, që tha fola me Zotin dhe u bëmë aleatë për zgjedhje, na tregoi se sa më afër zgjedhjeve, aq më shumë shpifje e marrëzi do të dëgjojmë nga ai!
2013-a do të jetë viti i ndryshimit edhe për mijëra të burgosur politikë, që e kanë mbështetur me vite këtë përbuzës gojështhurur të tyre”, deklaroi Rama në mesazhet e tij në rrjetin social “Twitter”. Pas suksesit në Bruksel, ekspozita “Kontakte euro–shqiptare” u çel në qytetin bregdetar të Durrësit. E ndarë në dy korpuse, ekspozita përmban rreth 50 harta europiane që nga shekulli II e deri në mes të shekullit XIX. Për kryekuratorin e kësaj ekspozite, Edi Ramën, kjo ekspozitë është jo vetëm një moment reflektimi për shumëkënd, por edhe tepër befasuese për çdo shqiptar. “Është kënaqësi e posaçme që ne sot në Durrës hapim këtë ekspozitë për qytetarinë durrsake, pas një suksesi që ishte edhe për ne befasues në Parlamentin Europian. Dhe kur flas për sukses, kam parasysh jo numrin e pazakonshëm të vizitorëve që tërhoqi ekspozita, por faktin që shumëkush në mjediset e tempullit të demokracisë europiane, pa me habi që Shqipëria sot ende e paintegruar plotësisht në BE, paska qenë në mes të Europës shumë e shumë kohë më parë, madje shumë më parë sesa të shfaqen në hartat e Europës emra vendesh që sot janë anëtare me të drejta të plota në BE. Ky ishte një moment që qartësisht krijoi një perspektivë reflektimi për shumëkënd ndër ata që historinë e Europës e njohin përciptas, edhe pse mund të jenë parlamentarë europianë dhe për më tepër pastaj vetë Shqipërinë janë mësuar ta dëgjojnë përgjithësisht jo mes lajmeve të mira”, tha Rama.