Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi ditën e sotme se socialistët do të jenë më 28 Nëntor në Vlorë për të festuar pavarësinë dhe për të finalizuar nismën “Ngri flamurin”.
Përmes një konferencë për shtyp, Rama theksoi se ky jubile është festa e të gjithë shqiptarëve, momenti për t’iu rikthyer figurave të mëdha dhe për t’i respektuar ato, por ai edhe festa e njerëzve të zakonshëm, ‘shqiptarëve të sotëm që duan punësim real, theksoi kreu i PS.
“Mesazhi i këtij 100 vjetori qëndron te fuqia dhe shembujt që 100 vjetët kanë për të ardhmen. Nderim për etërit themelues të shtetit, heronjtë e dëshmorët këtej e andej kufirit, por edhe 100 vjetori i njerëzve të zakonshëm, shpresave të shqiptarëve të sotëm që duan punësim real, mbështetje për sipërmarrjen, shërbime publike sipas nevojës e jo xhepit”, – tha Rama.
26 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)