Kryesocialisti Edi Rama është takuar pasditen e sotme me ish-ushtarakë, me të cilët ka trajtuar problematikën që prek këtë kategori. Në fjalën e tij, Rama ka kritikuar institucionet shtetërore se nuk u kushtojnë vëmendjen e duhur ish-ushtarakëve dhe ka ftuar të pranishmit që në zgjedhjet e ardhshme të bëjnë ndryshimin.


“Shqetësimet tuaja adresohen duke ndryshuar qeverisjen. Të fitojmë zgjedhjet për të mbyllur kapitullin e rrënimit”, ka thënë Rama. Ndërsa kreu i grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruçi, i pranishëm në takimin e pasdites, ka ftuar gjithashtu ish-ushtarakët që të votojnë për një Shqipëri


“Aktualisht Shqipëria ndodhet në kufijtë e ekzistencës. Kemi në dorë të marrim pushtetin me votë. Të trokasim derë më derë për të rritur besimin”, ka thënë Ruçi.


19 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)