Kryesocialisti Edi Rama është takuar sot me banorë të fshatit Barbullonjë, të Lezhës, ku prej 20 ditësh rreth dy mijë banorë po zhvillojnë një “betejë” me ujin që ka përmbytur gjithçka. Banorët ankohen se përmbytja nuk është shkaktuar nga shirat, që nuk kanë nisur ende të biejnë, por nga dora e qeverisë. “Pa ra shi, kemi 20 ditë që jemi përmbyt. Përveç se na është dëmtuar baza ushqimore, blegtoria dhe të mbjellat e vona janë dëmtuar komplet. Tani qeveria nuk e di, më duket se ne nuk na ka as në hartë. Ne kërkojmë urgjent hidrovorët se me të rënë shi ne nuk kemi vend jo këtu po as në Lezhë jo”, kanë kërkuar banorët.

Lideri socialist, Edi Rama,  pasi ka dëgjuar shqetësimet e këtyre banorëve, ka theksuar se ka ardhur koha të ndalet ky rrënim që pushteti i sotëm vetëm e thellon çdo ditë, është koha që fshati shqiptar të rilindë. “U bë 100 vjet pavarësi, 100 vjet shtet dhe kurrë shqiptarët nuk kanë dëgjuar ndonjëherë kaq shumë rrena. Kurrë ndonjëherë shqiptarët nuk kanë pas probleme deri edhe ekzistence, ndërkohë që kjo është koha e lirisë. Kjo është kohë kur secili me punën e meritën e vet t’ia dalë dhe ta ketë shtetin në krah. Është një çështje e së ardhmes. Është koha për ta ndalur këtë rrënim që vazhdon dita ditës dhe për të krijuar kushtet që ta Rilindim Shqipërinë, ta Rilindim Fshatin, ta rilindim shpresën dhe besimin në çdo komunitet. Ti japim jetë një qeverie për njerëzit dhe me njerëzit”, ka thënë Rama. Kreu i opozitës PS është angazhuar në këtë zonë se PS brenda mandatit të parë të saj do të zgjidhë përfundimisht problemin e ujitjes dhe kullimit në mbarë vendin. “Ne do të jemi ditë e natë të angazhuar për të garantuar që ujitja dhe kullimi të jenë të garantuara kudo ku njerëzit punojnë tokën dhe kudo njerëzit jetojnë me tokën. Ne do të bëjmë çmos, do të jemi ditë natë të angazhuar për të garantuar kostot e prodhimit të ulen dhe që puna me tokën mos jetë vetëm mbijetesë, po të sjellë mirëqenie në mënyrë që fëmijët në fshat të rriten siç e meritojnë. Ne do jemi të angazhuar ditë natë që ai prodhim që do dalë si rezultat i politikave të reja në lidhje me fshatin të mund të gjejë treg e jo të hidhet në lumë siç ndodh në shumë zona apo që njerëzit detyrohen të dalin në anë të rrugës duke pritur se kush do vijë të blejë një kile domate a një kile mollë”, përfundoi Rama.  Pas takimit, në profilin e tij në rrjetin social, ‘Tëitter’, Rama shkruan se përmbytje të tilla pa rënë shi vetëm në vendin tonë mund të ndodhin.

“Në Barbullonjë të Lezhës ku qindra familje jetojnë në mes të ujit prej javësh dhe fëmijët kane mbetur pa shkollë…Përmbytje pa shi! Hidrovori i vjetër është çuar për skrap dhe i riu nuk është ndërtuar ende! Veç në Shqipëri ndodhin këto”- shkruan Rama.

10 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)