rama shbaKryeministri i vendit, në kuadër të vizitës së tij në SHBA është takuar me aktivistë të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe partnerët e Qendrës për Zhvillim Ndërkombëtar të Harvardit, për te diskutuar mbi gjetjet e studimit të përbashkët mbi shqiptarët e Amerikës si edhe rruget e përfshirjes së tyre më aktive në jetën politike, ekonomike e sociale të vendit tonë.


“Me aktivistë të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe partnerët e Qendrës për Zhvillim Ndërkombëtar të Harvard-it, për te diskutuar mbi gjetjet e studimit të përbashkët mbi shqiptarët e Amerikës si edhe rruget e përfshirjes së tyre më aktive në jetën politke, ekonomike e sociale të vendit tonë. Duke filluar nga modernizimi i shërbimeve për komunitetin e diasporës përmes konsullatave digjitale; kthimi i ambasadave në mjedise të hapura dhe në shërbim të shqiptarëve për mësimin e gjuhës shqipe dhe për aktivitete sociale e kulturore; Iniciativa të përbashkëta për zhvillimin ekonomik si ngritja e Fondit të Investimeve të Diasporës Shqiptare dhe Programet e Shkëmbimeve Profesionale, përmes të cilave, shqiptarë të talentuar dhe të suksesshëm jashtë kufijve, të kenë hapësirat për të kontribuar në përpjekjet reformuese të vendit apo për të qenë promovues të çështjeve shqiptare”, shkruan Rama në faqen e vet zyrtare në Facebook, duke garantuar se Qeveria do të bashkëpunojë me të gjithë të interesuarit për organizimin e Samitit të Parë të Diasporës Shqiptare, në marsin e vitit të ardhshëm në Tiranë.


28 shtator 2015 (gazeta-Shqip.com)