QeshKryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet në Austri për një vizitë dy ditore, ku do të lobojë edhe për marrjen e statusit në Bashkimin Europian që pritet në qershor. Gjatë një interviste për gazetën austriake “Der Standard”, kreu i qeverisë ka thënë mes të tjerash: ” Jam i inkurajuar pas takimit me kancelaren Merkel, – ka komentuar Rama. – E kemi fituar statusin që në dhjetor, duhet ta kishim marrë që në atë periudhë. Nuk është mirë që data u zhvendos për në qershor. Nuk është mirë për ne dhe rajonin. Shkak kanë qenë opinionet për zgjedhjet këtu apo atje. Është qesharake që Shqipëria e pret ende statusin. Kjo sjellje nuk është europiane”, – shtoi Rama.


12 maj, 2014 (gazeta-shqip.com)