2 (4)Kryeministri i vendit, Edi Rama dukej mjaft entuziast teksa doli nga Shtëpia e Bardhë, ku për rreth 50 minuta zhvilloi një takim me presidentin Barack Obama dhe zv/presidentin Joe Biden.


Në një intervistë për VOA, Rama tha se takimi i kishte kaluar parashikimet në kuptimin e atmosferës shumë miqësore, ku “dëgjuam fjalë të shkëlqyera për Shqipërinë dhe ndamë së bashku bindjen se ky është një partneritet që do të vazhdojë të forcohet dhe se Shqipëria ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në rajon.


rama4


“Mund të them që kaloi parashikimet në kuptimin e atmosferës shumë miqësore ku dëgjuam fjalë të shkëlqyera për Shqipërinë dhe ndamë së basku bindjen se ky është një partneritet që do të vazhdojë të forcohet dhe se Shqipëria ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në rajon. Dinamika e re e politikës sonë të jashtme ka sjellë një ngritje të reputacioni tonë në sytë e faktorëve ndërkombëtarë. Sot është një fakt i provuar në Shtëpinë  e Bardhë. Presidenti u interesua me shumë dëshirë dhe entuziazëm lidhur me idenë e futjes në shkolla të mundësisë për të njohur fenë dhe për t’u dhënë të rinjve mundësinë për të mos rënë pre e propagandës ekstremiste cilado qoftë.


Qendrën rajonale do të ngrihet me një mbështetje të fortë nga BE, SHBA dhe USAID sa i përket një programi që synon promovimin e bashkëjetesës fetare tek të rinjtë, të cilët nuk duhet ta marrin si të mirëqenë por duhet të investojnë për ta arritur”, tha Rama.


3 (2)


Më tej kryeministri ka folur edhe për diskutimin lidhur me reformën në drejtësi, një reformë sipas tij e kërkuar dhe e mbështetur nga Shtëpia e Bardhë si një test i rëndësishëm për rrugën e vendin në BE.


“Ka pasur shumë simulime si njerëzit kur nuk duan të shkojnë në punë dhe marrin jë raport fals për të penguar procesin  e reformës në drejtësi. por jam besimplotë se reforma do të kalojë dhe të gjithë e kanë kuptuar thelbin tashme, se kush e pengon është në telash të madh me popullin dhe partnerët ndërkombëtarë”, tha Rama.


rama1


Rama: Raporti i DASH pozitiv për Shqipërinë, korrupsioni nuk zhduket me magji


Në një intervistë për Zërin e Amerikës përpara këtyre takimeve të rëndësishme, Rama e ka cilësuar marrëdhënien e Shqipërisë me SHBA speciale.


Sipas kryeministrit, vizita në Shtëpinë e Bardhë është një vlerësim për Shqipërinë.


“Ky është një kulmim që nuk ndodh përditë. Vizita në Shtëpinë  e Bardhë për bashkëpunim të mëtejshëm”, tha Rama.


I pyetur lidhur me raportin e DASH të publikuar një ditë më parë, Rama tha se ky raporti ishte pozitiv për Shqipërinë. Sa i përket çështjes së korrupsionit, që ishte theksuar fort në këtë raport, Rama u shpreh se ajo është një çështje e ditur, që sipas tij nuk mund të zhduket me magji, por përmes modernizmit të institucione, atë çka ka marrë përsipër të bëjë qeveria e majtë prej tre vjetësh në pushtet.


14 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)