Bashkëshortja e kryeministrit, Edi Rama, Linda Rama ka organizuar një pritje për gratë me rastin e 8 Marsit në Pallatin e Brigadave. Në fjalën e tij përpara grave të ftuara në këtë pritje kryeministri Edi Ramae vlerësoi si të pazëvendësueshëm rolin e grave në shoqëri.
Sipas Ramës, sa më pak frikë të kenë burrat nga protagonizmi i grave në shoqëri, aq më mirë do të jetë për ta dhe për shoqërinë.
“Dua vetëm të them që jam shumë i bindur se sa më shumë vend gra dhe vajza të gjejnë në shoqëri dhe sa më shumë ne t’u besojmë atyre atë që konsensualisht ua besojmë edhe brenda mureve të shtëpisë, sa më shumë të vetëdijesohemi se roli i tyre i pazëvendësueshëm është po aq edhe në shoqëri, aq më smirë do jetë për të gjithë e mbi të gjitha për burrat. Se të jesh burrë e t’i duash gratë është vetëdije, se sa më mirë të jenë gratë rreth teje aq më mirë është për ty dhe sa më e mirë të jetë shoqëria falë tyre, aq më mirë është për ty.
Sa më pak frikë të kenë burrat nga protagonizmi i grave, aq më mirë do të jetë për ta”, tha Rama.
8 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)