Kryesocialisti Edi Rama ka premtuar se me ardhjen e socialistëve në pushtet qytetarët shqiptarë do të jetojnë si të barabartë përmes dijeve dhe aftësive të tyre.
Në tryezën e organizuar pasditen e sotme për programin e PS-së për punësimin rinor, Rama deklaroi se PS do të investojë seriozisht në arsimin profesional, ndërkohë që akuzoi qeverinë se ka shtuar numrin e të papunëve.
“Ne do investojmë në arsimin profesional shumë seriozisht. Zhvillimi i vendeve të BE është e lidhur si trajektore me mirëqenien e arsimit evropian. Është premtimi i parë për mandatin e parë, për të rithemeluar kriteret e shkollave ekzistuese. Sot kemi anafalbetizëm më shumë sesa në vitin 2008. Sot Shqipëria ka një numër të papunësh mbi 1 milionë dhe fatkeqësisht janë 6 në 10 të papunët në moshë të re. Dhe sot teksa mbledhim ëndrrat e atyre që duan të ngrenë flamurin on-line, ëndrra më e përhapur mes të rinjve është punësimi. Në rast se ne flasim përditë për Europën dhe integrimin Evropian dhe nuk vetëdijësohemi se përditë po humbin kohë në BE rrezikon ti gjejë të rejat dhe të rinjtë që studiojnë në Shqipëri si çirak të pamundur për të bërë punë si bashkëmoshatarët e tyre dhe të paaftë për të konkurruar për sistemin arsimor”, deklaroi Rama.
12 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)