Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim me kreun e grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi, kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri. takimi ka nisur pak minuta më parë në ambientet e kryeministrisë.
Më herët gjatë ditës Kryeministri, u takua për rreth 90 minuta me kreun e Kuvendit, Ilir Meta i cili aktualisht, është duke u takuar me ministrin e drejtësisë, Petrit Vasili.
Takimet e njëpasnjëshme të dy bashkëkryetarëve të koalicioni qeveritar, Rama e Meta me të besuarit e tyre, vjen në një moment zhvillimesh intensive politike dhe përpjekjes për të zgjidhur ngërçin politik që prej 47 ditësh, kur PD vendosi të ‘ngujohet’ me një çadër para kryeministrisë duke bojkotuar institucionet zyrtare, përshirë kuvendin.
5 prill 2017 (gazeta-Shqip.com)