Me ardhjen në pushtet, PS angazhohet të heqë taksën e biznesit të vogël. Premtimi ka ardhur nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili ka zhvilluar një takim me tregtarët e vegjël në Durrës.


I shoqëruar nga kreu i bashkisë së këtij qyteti, Vangjush Dako, kryesocialisti Rama, ka diskutuar mbi problemet dhe krizën ekonomike që ka prekur edhe biznesin e vogël.


Pak më vonë, kryetari Rama në një mesazh të publikuar në rrjetin social “Twitter” është shprehur se kryefjalë e programit të ri të PS-së është rritja e fuqisë blerëse në vend.


“Sali Berisha ju thotë socialistët duan t’ju rrisin taksat! Gënjeshtër! Ne do të ulim taksat dhe rrisim fuqinë blerëse për 95 përqind të shqiptarëve. Kryefjala e çdo opinioni që dëgjova nga tregtarët durrsakë: Ka rënë shumë fuqia blerëse! Kryefjala e programit tonë: Rritja e fuqisë blerëse!”- shkruan Rama.


10 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)