Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në Asamblenë e OKB-së, është takuar me homologun e tij grek, Aleksis Cipras. Drejtori i marrëdhënieve me publikun i Kryeministrit, ka thënë se takimi mes tyre ka qenë tepër miqësor.
Ndërsa bëhet e ditur se Cipras pritej të vizitonte Tiranën, por për shkak të zgjedhjeve të parakohshme, ajo nuk u realizua. Nuk ka shumë detaje mbi takimin e dy kryeministrave, ku mes Shqipërisë dhe Greqisë ka disa çështje pezull, si kufiri detar, kërkimet për naftë në detin e Jon etj.
29 shtator 2015 (gazeta-Shqip.com)