Kryetari i PS, Edi Rama deklaron se taksa e sheshtë për biznesin e vogël ka sjellë pasoja rrënuese ndaj theksoi se këta sipërmarrës nuk mund të taksohen njëlloj si ata të biznesit të madh.
“Ja kemi thënë qeverisë që prej vitit 2007, që taksa e sheshtë që vuri mbi biznesin e vogël, do të sillte pasoja rrënuese për këtë biznes dhe ky është padyshim viti më i keq për biznesin e vogël në Shqipëri. Biznesi i vogël është fikur si motor për punësimin dhe po lëngon nën taksimin e dyfishtë sa nga Bashkia dhe nga qeveria”, – deklaroi Rama në një dalje për mediat nga selia rozë.
“Kur Partia Socialiste të jetë në pushtet do të zerojë taksën e biznesit të vogël”, u shpreh Rama, i cili theksoi se 9 muaj që na ndajnë nga zgjedhjet është shumë kohë dhe rrënuese për gjendjen në të cilën gjendet biznesi.
4 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)