Në ditën e fundit të takimeve zyrtare në Tiranë, zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Philip Reeker, bisedoi me kreun e opozitës, Edi Rama. Në takimin e tij me kryesocialistin Rama, Reeker është shprehur se javët në vazhdim janë kritike për Shqipërinë dhe aspiratat e saj.


Kalimi i ligjit për heqjen e imuniteti, miratimi i ligjit për Gjykatën e Lartë, por edhe atij të Reformës Parlamentare, për SHBA, siç tha Reeker, është rruga në të cilën duhet të ecë Shqipëri


“Ne besojmë që gjetja e dakordësisë në reformën parlamentare, kalimi i ligjit për Gjykatën e Lartë si dhe votimi për ndryshimet kushtetuese që lidhet me imunitetet janë të arritshme dhe do të jetë me rëndësi për hedhjen e hapave në drejtimin e duhur për Shqipërinë”.


Ndërsa Rama në fund të takimit u shpreh se vizita e Reeker në Shqipëri ishte konfirmim i vëmendjes dhe respektit për vendin.


“U konfirmua baza solide e partneritetit dhe qëllimet e përbashkëta për perspektivën e vendit dhe rajonit lidhur me familjen europiane dhe demokracinë”, tha Rama.


“Duke u fokusuar në këto pika, shkëmbyem shqetësimet dhe idetë lidhur me përshpejtimin e progresit të vendit në drejtim të Europës dhe standardeve demokratike”, –


shtoi kreu i PS-së.


9 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)