Deputetja e Partisë Socialiste Mimoza Hafizi ka folur për referendumin që pritet të mbahet nesër.
Hafizi u bëri thirrje anëtarëve të PS-së që të mos marrin pjesë, në atë që ajo e quan farsë. Ajo ngriti edhe shqetësimin se do të ketë shkelje në këtë referendum, duke theksuar se do të monitorojë dhe denoncojë nga Shkodra të gjitha problemet.
“Ky referendum nuk ka të bëjë me asnjë prej shqetësimeve të shqiptarëve, as për shëndetësinë, as për arsimin, as për demokraci në PS. Ky është një përpjekje e pashpresë për të legalizuar mandatin 7-vjeçar të kryetarit. Ky referendum është produkt i shkeljeve të panumërta të statusit . Është realizuar pa asnjë shpjegim. Si deputet e PS dëshiroj t’u them socialistëve, mos u bënë pjesë e kësaj farse, mos lejoni t’u nëpërkëmbin”, deklaroi ajo.
Blushi: Referendumi është i stisur, kutitë janë mbushur që më përpara
Deputeti Ben Blushi ka vijuar antifushatën lidhur me referendumin që Partia Socialiste do të zhvillojë ditën e nesërme për mandatin e kryetarit. Nga Dibra, Blushi u ka bërë thirrje të gjithë socialistëve që të denoncojnë parregullsitë e atij që e cilësoi një referendum të stisur.
“Ky është një referendum nuk ka asgjë reale dhe normale. Kutitë e votimit janë të mbushura pa filluar ende votimi. Një referendum ku socialisti i vërtetë nuk gjen emrin ose më saktë ku nuk ka lista zgjedhësish”, tha Blushi.
8 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)