Vlahutin dhe LuAmbasadori i SHBA-së, Donald Lu ka shkuar në ambientet e Kuvendit për të ndjekur nga afër seancën në të cilën pritet që të votohet reforma në drejtësi. Një ditë më parë Lu kritikoi kreun e PD, Lulzim Basha për një kërkesë të re pas arritjes së marrëveshjes.


Sipas ambasadës kjo është një tentative e Bashës për të bllokuar reformën. Ambasada i bëri thirrje individualisht deputetëve që të votojnë reformën.


Gjithashtu në seancë ka shkuar edhe ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, pritet që të shkojnë edhe ambasadorë të tjerë, për të ndjekur nga afër debatet për reformën.


Situata duket mjaft e tensionuar në Konferencën e Kryetarëve që po zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit. Ende nuk është marrë vendimi nëse reforma do të kalojë sot në Kuvend për tu votuar apo jo.


21 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)