Knut FleckensteinReporteri për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein foli për reformën në drejtësi. Ai tha se nuk e kupton sjelljen e Lulzim Bashës, në lidhje me reformën në drejtësi.


“Kam takuar anëtarë të grupit ‘Lead Albania’. Ata më pyetën nëse e kuptoja sjelljen e Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashën. Unë iu thashë se më vjen keq, por jo, nuk i kuptoj”, tha ai.


Deri më tani palët politike, qeveri-opozitë nuk po gjejnë gjithën e konsensusit sa i takon reformën në drejtësi, ndërsa kryeministri Rama ftoi sot sërish në një takim kryeopozitarin Basha.


13 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)