Komisioni-i-Venecias-okRaporti përfundimtar i Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi do të dalë në 11 mars. Sipas burimeve, në javën e tretë të shkurtit do të dalë raporti paraprak.


Ndërkohë që komisioni i posaçëm do të mblidhet sërish në Kryesinë e Kuvendit pas raportit përfundimtar.


Para disa javësh reporterët e Venecia ishin në Shqipëri, ku kanë përfunduar takimet me ekspertët e nivelit të lartë për reformën në drejtësi.


Vështirësia e reflektuar nga ana e raportuesve të Venecias janë më shumë qëndrime politike të palëve.


Çështja që prishi konsensusin e palëve, ka të bëjë me atë se me çfarë shumice votohen anëtarët e gjyqësorit, që vijnë nga Parlamenti, ku opozita këmbëngul të jenë me 93 vota, ndërsa mazhoranca mbron emërimin me 84 vota.


Miratimi dhe votimi i reformës në drejtësi në Kuvend është i rëndësishëm për Shqipërinë, pasi konsiderohet një çështje që do t’i hapte rrugën vendit për në Bashkimin Europian.


15 shkurt 2016 (gazeta-Shqip.com)