Kur mbeten edhe pak orë nga votimi i reformës në drejtësi, kryeministri Edi Rama shprehet mjaft optimist. Sipas tij, reformat do të votohet sepse ky vend është i popullit dhe ky popull i përket Europës.
“Reforma o do votohet o do votohet! Historia nuk ndalet dot me manovra në xunkth, thirrja e saj shemb çdo mur shurdhërie. Ky vend është i popullit dhe ky popull i përket Europës!”, shprehet Rama.
Një ditë më parë deputeti i PD, Eduard Selami bëri publike votën e tij pro reformës pavarësisht qendrimit të PD. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe deputetja Majlinda Bregu, e cila tha se reforma duhet të votohet dhe se PD nuk ka asnjë aleancë me ndonjë parti të spektrit të majtë.
20 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)