Në kuadër të Ditës së Europës, Ministria e Integrimit organizoi sot një ceremoni në sheshin “Nënë Tereza”. Në këtë takim ishte prezent edhe kryeministri Rama. Gjatë fjalës së tij, shefi i qeverisë tha se nuk do të ketë absolutisht asnjë amnisti për askënd nga ata që i kanë shpëtuar drejtësisë deri më tani. “Uroj që sot komisioni i posaçëm të votojë në parim draftin, për t’i çelur rrugë diskutimit në parim të të gjitha neneve të draftit të një reforme historike.
Neni 25, nuk do të ketë absolutisht asnjë amnisti për askënd që në të gjithë për ata që në këto vite i ka shpëtuar drejtësisë. Jemi më pranë se asnjëherë më parë për çeljen e negociatave me BE. Do të kemi para një rrugë të vështirë, por është e vetmja për tu bërë anëtar në BE. Rruga e negociatave është shumë e rëndësishme. Reforma në Drejtësi, historike. Sot falë vullnetit reformator, jemi shumë pranë çeljes së negociatave”, tha Rama.
9 maj 2016 (gazeta-Shqip.com)