Në një intervistë për gazetën gjermane “Der Haupstadt Brief” Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka thënë se kriza e refugjatëve duhet të zgjidhet nga fuqitë e mëdha.
Sipas Metës, Shqipëria ka rolin e saj, por ajo do të kujdeset për sigurinë e kufijve.
“Kriza kërkon trajnim Europian dhe koordinim të plotë. Çdo shtet ka detyrimin t’iu ofrojë ndihmë të plotë humanitare këtyre njerëzve, – thotë Meta. – Kriza e emigracionit është një problem që prek të gjithë Europën. Shqipëria do të kujdeset për sigurinë e kufijve të saj. Duhet pasur mirëkuptim për atë që po përjetojnë. Kriza humanitare zgjidhet nga fuqitë e mëdha, të cilat duhet të tregojmë kohezion dhe solidaritet”.
Kreu i Kuvendit thotë se Shqipëria është duke marrë masa përkundrejt rrezikut real të depërtimit të terroristëve me masat e refugjatëve.
“Ne po marrim masa ndërkohë për të forcuar kapacitetet për një regjistrim dhe verifikim sa më të plotë të personave që mund të hyjnë në vendin tonë. Për këtë është e nevojshme që të kemi një shkëmbim më të mirë të informacioneve dhe bashkëpunim të agjencive ligjzbatuese, si dhe një mbështetje më të gjerë nga ana e BE-së. Çdo vend tranzit që preket nga valet migratore duhet të jetë në gjendje të verifikojë, se personat që paraqiten si azilante nga vendet e luftës janë vërtetë ata që pretendojnë të jenë. Ne duhet të jemi në gjendje të sigurohemi se këta persona nuk kanë lidhje me grupet terroriste dhe për këtë duhet një shkëmbim i shpejtë i të dhënave biometrike me vendet e BE-së”, shkruan më tej z. Meta.
1 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)