Një britanik me origjinë shqiptare, kampion i "Bodybuilder", 44 vjeç, i cili dikur ishte kurorëzuar edhe si "Njeriu më i fortë i Britanisë", është dënuar me burg për gati gjashtë vjet.

Ai akuzohet se kontrabandoi 17 migrantë shqiptarë në Britani të Madhe. Marku u dënua gjatë javës së fundit me 5 vjet e 11 muaj burg, për akuzat e ngritua, por do të kryejë vetëm gjysmën e dënimit, pasi i pranoi ato.

Jimmy Marku, 44 vjeç, u bë i famshëm në Britani, pasi fitoi konkursin e "Bodybuilder" në 2008. Ai u vu nën akuzë pas kapjes në maj 2016 të 17 shqiptarëve, të cilët  u gjetën nën kuvertë në një  varkë,  në "Chichester Marina".

Britaniku me origjinë shqiptare pranoi komplotin për të lehtësuar migrimin e paligjshëm. Vëllai i Xhimit, Jetmir si dhe Alex Sefolli, 39 vjeç, dolën të pastër nga akuzat.

Por Sefolli u dënua me dy vjet për punësimin e dy emigrantëve të paligjshëm si punëtorë në vitin 2017.