Për shkak të motit të keq gjate natës, i rënduar gjatë orëve të mëngjesit, janë përmbytur disa kabina dhe për pasoje OSHEE është e detyruar të stakojë energjinë deri në uljen e nivelit të ujit.
Përmbytje ka edhe në Tec e Kombinatit, ndërsa janë dëmtuar dy fidrat 25 dhe 26 nst Selitë. Për pasojë zonat pa drita në Tiranë janë:
“Rr ‘Tish Daia’, Eleonora, pranë Kopshtit Botanik, Kodra Diellit, zona pranë ish-drejtorisë së ujërave (Selitë), zona pranë ish SMT, zona pranë shkollës “Bajram Curri”, zonat “Rruga Bardhyl”, Porcelani, ish-Kinostudio, zona e Kombinatit, Rruga e Qelqit, Yzberisht, etj”.
8 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)