Cê-LA-VI-Restaurant-IndoorÇmenduritë e njerëzve për të bërë një jetë luksi nuk kanë të sosur. Këtë gjë e kanë kuptuar mirë edhe biznesmenët, të cilët gjejnë metoda nga më të ndryshme për të joshur të pasurit. Në Singapor ekziston restoranti më i shtrenjtë në botë, ku një darkë mund të kushtojë 2 milionë euro. “Ce La Vi”, ndodhet  mbi tarracën e hotelit “Marina Bay Sands”, të Singaporit.Cê-LA-VI-SkyBar-I Paketa e shërbimit është çift dhe eksperienca e paharrueshme zgjat rreth 8 orë. Rezervuesit, që padyshim janë njerëzit më të pasur të planetit, fillimisht do të bëjnë një shëtitje me helikopter për 45 minuta mbi ishullin e Singaporit.A-Phenomenal-Air


Më pas klientët do të shëtisin me një anije luksoze dhe nëpër qytet me një Rolls-Royce për të mbërritur më pas tek “Ce La Vi”, ku darkat nisin me 10 mijë trëndafila. Drejtuesi  i restorantit, që bashkëpunon me kompaninë ruse të diamanteve “Bota e Diamanteve”, premton se vakti do të konsumohet me shkopinj diamanti dhe emrat e klientëve do të jenë të gdhendur me gurë diamanti në pjata. Në fund, çifti do të marrë dhuratë një unazë diamanti  2.08 karat.The-Jane-Seymour-II-1200x1108


 


12 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)