Mbrëmjen e djeshme janë zhvilluar pedagog-student në fakultetin e Arkitekturës dhe atë të Ekonomikut, ku një nga rezultatet ishte edhe dorëheqja e “Il Padrinos”, pedagogut Thanas Nushi, që ishte akuzuar se kërkonte favore seksuale dhe ryshfet në këmbim të një note kaluese në provim.
Një video nga këto mbledhje e ka shpërndarë në Instagram edhe kryeministri Edi Rama, por me qëllim ironizimin e studentëve dhe komenti i tij ndaj mbështetjes që Prof. Dr. Sherif Bundo i bën të rinjve në FEUT është me nota negative.
“Zoti i ruajt studentët tanë nga të tilla fantazma që u tregojnë se ç’duhet të bëjnë me jetën e tyre”, thotë kryeministri, teksa shton se “më kollaj e besoja që fluturon gomari, se sa që këto imazhe s’janë arkiva filmash të gjyqeve komuniste kundër armikut të klasës!”.
Pedagogu Bendo me megafon u thotë studentëve se “Kryeministi Rama nuk është i besueshëm në ato që thotë”, por shefi i qeverisë me ironi e krahason figurën e tij me një enverist të viteve ’90.
“Po jo, janë të freskëta fare mu nga mbrëmja e sotme në Fakultetin Ekonomik. Dhe kaq shumë jam tronditur, sa që më bëjnë sytë sikur oratori është Sherifi, një enverist që në fundvitet ’90 drejtonte Komitetin Kombëtar të Turizmit si socialist dhe porosiste hotel-turizmat ta merrnin djathin tek i vëllai në Përmet😼Po as vetë ai, i shkreti Shero që kishte zbuluar efiçencën e kalit në ekonomi në një studim doktorature, s’do ishte dot kaq fantazëm e të shkuarës sa ky oratori këtu, të cilin nuk e njoh”, shprehet kryeministri.
13 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)