PD


Reagimi


RistaniPartia Demokratike e cilësoi si partiake ceremoninë e djeshme të organizuar gjatë testimit të kandidatëve për shkollën e policisë. Në një deklaratë për mediat, deputeti demokrat, Arben Ristani, theksoi se fjalimet e mbajtura në këtë aktivitet janë retorika boshe, pasi, sipas tij, po bëhen në një kohë që pasiguria ka arritur majat. “Nuk mund të flitet për progres, ndërkohë që janë mbi 600 punonjës policie me një dhe dy fakultete dhe me certifikime brenda dhe jashtë Shqipërisë, të cilët sot janë hedhur në rrugë dhe janë të papunë. Nuk mund të flitet më për siguri, ndërkohë që tritoli po bën kërdinë çdo ditë, ndërkohë që vrasjet po shtohen”, u shpreh Ristani. Sipas tij, nuk mund të flitet për siguri, ndërkohë që droga po përhapet kudo nëpër Shqipëri.