Qëndrimi për reformën në drejtësi e afroi PD-në me LSI-në, të cilat bashkëqeverisën nga viti 2009-2013. Por, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Arben Ristani, në një intervistë për “Ora Neës”, hodhi poshtë çdo mundësi bashkëpunimi me partinë e dytë në kualicionin qeveritar, duke njoftuar se qëllimi i opozitës mbeten zgjedhjet e parakohshme.
“Nuk mund të ketë një aleancë me dy partitë që janë në pushtet, ne jemi kundërshtarë të tyre dhe mendojmë se janë të dy përgjegjës për gjendjen e Shqipërisë dhe nuk mund të kemi një aleancë.
Ristani tha se beteja e radhës e opozitës do të jenë zgjedhjet e parakohshme, proces që sipas tij do të përgatitet nga një qeveri teknike”- tha Ristani. Për Partinë Demokratike, qeveria teknike është zgjidhja e vetme që ne në Shqipëri të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Në rast se ne nuk arrijmë të shkojmë pa Ramën në zgjedhjet e ardhshme, garancia që do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme shkon drejt niveleve më të ulëta”- u shpreh deputeti demokrat. Ndërsa deklaratat publike të disa eksponentëve demokratë, si Eduard Selami apo Majlinda Bregu, se do të votojnë reformën në drejtësi pavarësisht vendimit të PD, Ristani i vlerësoi si shenjë e demokracisë së brendshme. “Së pari reforma të tilla po jo vetëm të tilla, por për cdo gjë që diskutohet në grupin e PD janë pjesë e punës. Nuk mund të jemi të gjithë në një mendje dhe kjo është fare normale”- u shpreh deputeti i PD-së, Arben Ristani.
23 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)