Copy of Niko Rosberg feston polin ne MonakoFetel niset i treti, Raikonen i pesti. Ferarri në hije: Alonso vetëm i gjashti, Masa në vendin e fundit


Fituesi i “pole position” është gjerman, por ai ndihet si në shtëpinë e tij në Montekarlo! Po, sepse Niko Rosberg është i biri i finlandezit Keke, ka pasaportë dhe licencë gjermane, por është rritur këtu, ku jeton edhe tani. Niko, i cili ka kryesuar në të gjitha sesionet e provave zyrtare, ka dhuruar “pole”-n e katërt në gjashtë gara për Mercedesin e tij. Ndërsa kjo për të është e treta herë radhazi. Sikurse edhe të enjten, kohën e dytë më të mirë e ka regjistruar Ljuis Hemilton. Pra njëlloj si dy javë më parë në Spanjë, Mercedesi ka prenotuar të gjithë radhën e parë. Por sigurisht, me të tjera perspektiva për garën, sepse këtu të parakalosh është vërtet shumë e vështirë dhe konsumi i gomave është i limituar. Në rast se do të binte shi, atëherë gjithçka do të mbetej një enigmë për t’u zgjidhur. Në hije ka mbetur Ferrari me Alonso (i 6-i) e pozicionuar vetëm në radhën e tretë, pas rivalëve të tij direkt, Fetelit që është i 3-ti dhe Raikonenit, që është i 5-ti. Mes këtyre dy të fundit, i katërti pozicionohet Veber me Red Bullin e tij. Ndërsa Felipe Masa, i cili pësoi një përplasje në mëngjesin e djeshëm dhe nuk mundi të marrë pjesë në provat zyrtare, do të duhet të niset nga vendi i fundit. Shumë i ndezur ka qenë edhe sesioni i dytë i provave, i cili filloi me asfalt të rrëshqitshëm, me pilotët që sfidonin njëri-tjetrin me gomat e ndërmjetme dhe që u mbyll me gomat supersoft: në këto kushte të pistës së lagur, kohën me të mirë e dha Fetel (1’15″988) përpara Raikonenit, Rosbergut, Hemiltonit dhe Alonsos. Mbeti jashtë Grosxhin për faj të trafikut, i cili kishte mundur të merrte pjesë në provat zyrtare “in extremis”, pas përplasjes së mëngjesit. Një paraqitje jo të mirë në këtë sesion, por edhe të gjithë provave kanë bërë makinat Uilliams. Gara starton në orën 14:00 dhe pilotët do të duhet të garojnë për 78-xhiro derisa të arrijnë në finish. Sikurse parashikojnë specialistët, pritet që të ketë një garë pa shumë parakalime, por ku nuk përjashtohen surprizat nga shiu i mundshëm.