Autorja e tre grabitjeve, dy prej të cilave të mbetura në tentativë, që u arrestua dje në Fier, ka dalë para hetuesve të çështjes duke pranuar edhe autorësinë e vjedhjeve. Së bashku me 31-vjeçaren Ana Malaj, e cila banon në fshatin Visokë të Mallakastrës, është marrë në pyetje edhe bashkëpunëtori në grabitje, kushëriri i saj me iniciale E.G, 22 vjeç.
Përpara hetuesve 31-vjeçarja ka zbardhur dinamikën e ngjarjeve, duke thënë se e ka grabitur një nga pikat e karburantit për t’u hakmarrë ndaj punonjësit që shërbente aty.
“Grabitjen e bëra për hakmarrje, punonjësi nuk më ktheu kusurin. I dhashë 50 euro dhe ai nuk më ktheu më lekët”, ka deklaruar e reja në policia.
Ndërkohë sipas saj “2 tentativat e tjera për grabitje ishin nga nevoja për para”.
23 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)