Ushtron dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes në prezencë të vajzës së tyre adoleshente, 39-vjeçarja ankohet tek i vëllai. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në banesën e çiftit, në rrugën “Panorama”, Tiranë.
Burimet bëjnë me dije se rreth orës 18:00, 42-vjeçari Gëzim Neza ka rrahur bashkëshorten e tij, A. Neza 39 vjeçe. Prezent në këtë skenë të dhunshme ka qenë edhe vajza e tyre, E. Neza, 14 vjeçe.
Rreth 30 minuta më vonë, në banesën e dhunuesit ka shkuar Artan Hoxha, 36 vjeç, vëllai i A. Nezës, i cili ka rrahur më pas kunatin e tij, Gëzimin. Pas përleshjes fizike, në banesë ka shkuar policia, e cila arrestoi Hoxhën dhe Nezën. Ndërkaq, ndaj gruas së dhunuar është plotësuar një kërkesë padi për urdhër mbrojtje të menjëhershëm.
29 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)