Deputetja demokrate, Rudina Hajdari tha në emisionin “HARD TALK” nga Roland Qafoku se liderët kryesorë në Shqipëri kanë frikë nga Reforma në Drejtësi, që Ambasada amerikane po e mbështet fort.


Hajdari ka zbuluar edhe kushtin për t’u rikthyer në PD.


-A po e tremb Yuri Kim politikën shqiptare?


-Po, po e tremb.


Pse?


-Po sepse edhe ajo guxon. Guxon të thotë të vërtetat.


-Ju e keni takuar dhe ja keni shprehur këto, zonja Hajdari?


-Absolutisht, kam marrëdhënie të vazhdueshme me ambasadoren dhe ambasadorët e tjerë, sepse dhe në rolin që kam duhet një bisedë e vazhdueshme.


-Çfarë ju ka thënë zonja Kim?


-Ajo mendon që beteja për ndryshimin e sistemit është një betejë e drejtë.


-Pra Ambasada amerikane dhe ambasadorja Yuri Kim e mbështet reformën me lista të hapura dhe sistemin danez?


– Patjetër që ambasadat nuk munden në mënyrë të drejtpërdrejtë  të ndërhyjnë të sistemi por mund të sugjerojnë dhe rekomandojnë. Ata e kuptojnë të vërtetën, që shumë njerëz kanë humbur besimin te politika shqiptare, tek elita e vjetër, tek ata persona që kanë shumë vite që mbajnë pushtetet.


-Nëse PD do iu bënte një ftesë që në zgjedhjet e vitit 2021 të ishit pjesë e asaj partie, me lista të hapura ose të mbyllura, do pranonit?


-Do pranoja që zoti Basha të luftonte bashkarisht në atë tryezë për ndryshimin e sistemit. Pjesë e pazareve të tjera, unë nuk bëhem.


-Pra, ju jeni duke thënë se nëse ndryshon sistemi ju ktheheni në  PD?


-Nëse ndryshon sistemi, atëherë hajde flasim. Nëse do kishte një rikthim nuk do ishte falë zemërgjerësisë së zotit Basha. Do ishte një betejë e cila ka frytet e saj dhe më pas do ecim bashkarisht për ta risjellë këtë forcë politike në këmbë.