Gjendet në Rusi një breshkë gjigande e cila ngjan si krokodil. Ajo u zbulua në brigjet e lumit Amur në Rusi.
Është një mister se si ka përfunduar në këtë shtet sepse është një specie tipike që rritet vetëm në Florida dhe Teksas.
Emri shkencor i saj është Macrochelys Snapping ose breshka krokodil. Është një nga llojet me të mëdha që rritet në Amerikën e Veriut dhe mund të peshojë një ton.
Teoria më e mundshme në lidhje me gjetjen e saj në Rusi është se dikush mund ta ketë importuar dhe në momentet që është bërë shumë e madhe, e ka hedhur në lumin Amur.
1 korrik 2015 (gazeta-Shqip.com)