Sëmundja e pishës së zezë, ja zgjidhja që ofron Universiteti Bujqësor (FOTO)


Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, ka zbuluar përmes një postimi në “Facebook” se në Parkun Kombëtar të Llogarasë kanë hedhur sasinë e pare të insektit, për të luftuar sëmundjen e pishës së zezë.


Klosi është shprehur se Universiteti Bujqësor i Tiranës ka nisur që të zhvillojë një eskperiment, duke shumuar një insekt kolosoma erëkeqe, që hidhet në tokë dhe lufton procesionaren e pishave.


Postimi i plotë i Blendi Klosit:


Në Parkun Kombëtar, Llogara? hodhëm sasinë e parë të insektit? për të luftuar procesionaren, sëmundjen e pishës së zezë. Prej dy muajsh në laboratorin?‍? e Universiteti Bujqësor të Tiranës, Fakulteti i Pyjeve ka nisur të zhvilloj një eksperiment duke shumuar një insekt kolosoma erëkeqe (Calosoma Sycophanta) që hidhet në tokë?️ dhe lufton procesionaren e pishave. E nisëm me Llogaranë, do ta vazhdojmë me gjithë Zonat e Mbrojtura, si dhe zonat e tjera ?të prekura nga kjo sëmundje. #mbrojmëmjedisin♻️ #ruajmëpyjet?#respektojmërregullat #smilealbania???