Muajin e ardhshëm do të hidhet në treg libri i parë mbi vrasjen e liderit historik të Al Qaeda, i cili rrëfen detaje të operacionit të organizuar për ekzekutimin e Osama bin Laden. Libri është shkruar nga një ushtar i Navy Seal, pjesëmarrës në misionin e Pakistanit dhe titullohet “No easy day: the firsthand account of the mission that killed Osama bin Laden”. Përurimi i librit pritet të bëhet në 11 shtator.
Autori i librit ka vendosur të mbetet anonim dhe ka përdorur pseudonimin Mark Owen. Ai ka qenë një nga drejtuesit e operacionit në Abbottabad, qytetit pakistanez, ku në 2 maj të 2011, forcat speciale amerikane ekzekutuan liderin e Al Qaeda, Osama bin Laden.
23 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)