ProtestaPër të dytën ditë me radhë janë zhvilluar manifestime protestash në disa qytete të SHBA-ve, në reagim me zgjedhjen e Donald Trump si president i vendit. Në Filadelfia, policia ka bërë të ditur që një korte i përbërë nga mijëra persona, ka kaluar përmes qendrës së qytetit. Një grup mbërriti madje deri në stacionin hekurudhor, duke bllokuar një nga arteriet kryesore. Manifestime janë zhvilluar edhe në Los Anxheles dhe Nju Jork.


Protesta 2Rreth 100 manifestues kanë marshuar nga Shtëpia e Bardhë, ku Trump ka pasur takimin e parë me Barack Obamën, deri në rrugën që lidh me rezidencën aktuale të republikanit, “Trump International Hotel”, duke kënduar ‘love Trumps hate’. Shumë nga protestat janë organizuar përmes rrjeteve sociale në internet.


Protesta 3Tension ka pasur edhe në San Francisko, ku studentët kanë zbritur në shesh duke valëvitur flamuj meksikanë. Në Los Anxheles, Denver dhe Mineapolis, policia është detyruar të mbyllë përkohësisht rrugët ndërurbane për të lejuar kalimin e manifestuesve. Policia e Portlandit në Oregon, ka mbërritur deri aty sa të ndalojë një manifestim kundër Trump, e cila për pak se nuk gjeneroi në revoltë.Protesta 1


Dhe pikërisht nga “Twtter”-i, presidenti i sapo zgjedhur i SHBA-ve, ka thënë: “Sapo kam fituar zgjedhjet presidenciale në mënyrë transparente dhe të suksesshme. Tani, kundërshtarë profesionalë, të nxitur nga mediat janë duke protestuar. Shumë e padrejtë!”.


Protesta 611 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)