Një afro-amerikan, Steve Stephens, ka vrarë një të moshuar në rrugë në Klevland, në Ohajo, duke postuar më vonë videon në “Facebook”.


37-vjeçari ka publikuar pastaj në tjetër regjistrim ku shpjegon se kishte kryer krime të tjera.


Për këtë motiv, FBI, së bashku me policinë, ka shpallur në kërkim të dyshuarin. Autoritetet theksojnë se i dyshuari është i armatosur dhe i rrezikshëm. Viktima është një 74-vjeçar, Robert Goodwin Sr.


Shefi i policisë, Calvin Williams, ka pohuar në një konferencë shtypi që verifikimet e kryera nuk rezultojnë të ketë viktima të tjera. Williams, ka ftuar publikun që nëse ka sinjalizime, t’i drejtohet autoriteteve, duke nënvizuar që të jetë vigjilent “pasi i kërkuari është i armatosu dhe i dhunshëm”.


Stephens punonte për “Beach Brook”, një agjenci për shëndetin mendor që i ofron fëmijëve të prekur nga probleme të tilla. Në transmetimin përmes “Facebook”-ut, Stephens tregon edhe bexhin e tij, “Beech Brook”.


Në një konferencë shtypi ditën e djeshme, policia i kërkoi t dorëzohej. “Të gjithë po kërkojnë Steve. Dëshirojmë që e gjithë kjo histori të mbyllet sa në mënyrë paqësore të mundet”, – tha shefi i policisë së Klevlandit.


17 prill 2017 (gazeta-Shqip.com)