Drejtuesit e automjeteve në autostradën më të madhe në Dubai, "Sheikh Zayed Road", nuk mund të kalojnë pa vënë re një sy gjigant që shtrihet përkrah kullave ikonike të Emirateve.
‘Syri’ quhet zyrtarisht muzeu i të ardhmes, një strukturë çeliku e dekoruar me kaligrafi në arabisht. Projekti ka fituar që tani disa çmime, edhe pse zyrtarisht hap dyert për publikun vitin e ardhshëm.
Planet për pjesën e brendshme të muzeut janë shumë ambicioze. Synimi është që ai të shërbejë si bazë për eksplorimin e sfidave të mëdha të teknologjisë që do të dominojnë të ardhmen, nga ndryshimet klimatike dhe shpikjet në fushën e mjekësisë./CNN
[gallery ids="884971,884972,884973,884975,884976,884977,884978,884979,884980"]