Foto ilustruese


Përgjaket festa e Pavarësisë në Shkodër. Një 38-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri pranë banesës së tij, në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen vonë të 28 nëntorit në lagjen Tepe, teksa 38-vjeçari Edmir Koçia po kthehej në shtëpi.


Burimet policore sqarojnë se të riut i ishte është zënë pritë pranë shtëpisë së tij dhe është qëlluar me breshëri automatiku. Ai është plagosur me katër plumba dhe megjithë përpjekjet e mjekëve të spitalit rajonal të Shkodrës, ai ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.


Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Grupi hetimor është fokusuar në disa pista, dhe po punon për të zbuluar ndonjë konflikt të mundshëm që mund të ketë pasur viktima.


29 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)