policia shkoderNjë biznesmen në fushën e ndërtimit është plagosur me armë zjarri në orët e vona të natës së djeshme në  lagjen Zdrale të Shkodrës.


Besnik Fanga, 45 vjeç ka qenë duke u futur në banesë kur është qëlluar 4 herë me pistoletë nga një person ende i paidentifikuar, i ciki më pas është larguar nga vendngjarja me një makinë.


Biznesmeni i plagosur është dërguar në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe më pas është dërguar në reanimacion. Gjendja e tij paraqitet e rëndë, pasi plumbat i kanë prekur organet jetësore.


Policia e mbërritur menjëherë në vendngjarje ka nisur hetimet lidhur me ketë rast, duke marrë në pyetje dëshmitarë dhe duke këqyrur pamjet e kamerave të sigurisë në rrugë.


19 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)