
Këngëtari i njohur, Shpat Kasapi, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin e "Diell" në Top Channel, ku ka folur për jetën e tij profesionale dhe atë private.
Gjatë intervistës, moderatori i njohur Ervin Kurti e pyeti Shpatin nëse do të hynte në politikë. Shpati i habiti të gjthë me përgjigjen e tij, teksa tha po.
"Pse jo. Do bëhem deputet nëse populli më voton", tha Kasapi duke qeshur. Ndërkohë nga ana tjetër moderatori e ngacmoi edhe për jetën e tij private "se kur do të kemi dasmë".
"Të shohim, edhe i çik. Ti do të jesh i ftuar", u përgjigj Shapti. Sa i përket jetës profesionale, ai shtoi se aktualisht po merret me koncerte, muzikë live dhe me dasma.
[gallery ids="893409,893408,893410,893411,893413,893414,893415,893416,893417,893418,893419,893420"]