Të paktën 30 persona kanë mbetur të plagosur nga një shpërthim i fuqishëm i një autobombe jashtë ndërtesës së policisë në qytetin turk të Dijarbakërit, qendra e komunitetit turk në vend. Autoritetet thonë se ka edhe të vdekur. Shpërthimi, i cili i atribuohet nga autoritetet Partisë Punëtore të Kurdistanit, ka ndodhur pas arrestimit të dy liderëve kryesorë të partisë filokurde dhe disa deputetëve të tjerë.
“Disa persona, mes të cilëve disa policë dhe civilë kanë vdekur nga shpërthimi i autobombës”. Kështu është shprehur ministri i Drejtësisë në Ankara, Bekir Bozdag. Parlamentarët që kanë përfunduar në pranga, i përkasin Partisë Popullore Demokratike: në listën të publikuar nga ministria, janë edhe bashkëkryetarët Selahattin Demirtas e Figen Yuksekdag.
Qeveria turke ka akuzuar këtë parti se është krahu politik i jashtëligjshëm i Partisë Punëtore të Kurdistanit.
Deputetët kurd janë arrestuar pas hyrjes në fuqi të ligjit që i ka hequr imunitetin parlamentar, pasi kanë refuzuar të paraqiten vullnetarisht përpara gjykatësve.
4 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)