28GJUTANë lidhje me aktet e rënda kriminale të datës 10 shkurt 2015, në Tiranë, ku në orët e para të mëngjesit u vendos lëndë plasëse eksplozive në tre vende të ndryshme, konkretisht në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm, Bashkim Tahiri, në rrugën “Arben Minga”,në pallatin nr. 46/7, si dhe në afërsi të Urës ‘Vasil Shanto’, tek stacioni autobusit të unazës. Gjatë një konference për shtyp, kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi bën me dije se pas një pune intensive dhe profesionale, arritën në sigurimin e provave të cilat çojnë në dyshime të arsyeshme për përfshirjen e disa personave në aktet e shpërthimit me tritol dhe të mbetur në tentativë. Sipas Didit më 26 shkurt 2015, u arrestuan Lumjan Matmutaj, 27 vjeç, lindur në Kukës e banues në Tiran. I riu njihet si person me precedent të parë kriminal, i dënuar në vitin 2010, me 3 vjet e 6 muaj burg nga Gjykata e Durrësit  për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.


Ernest Gjuta, 24 vjeç, lindur në Kukës e banues në Tiranë, Kamber Bruka, 31 vjeç,lindur në Kukës e  banues në Tiranë dhe Erjon Dule 33 vjeç, banues në Tiranë. Didi publikon edhe emrat e personave të shpallur në kërkim për ngjarjet e datës 10 shkurt 2015. Gjithashtu, në cilësinë e bashkëpunëtorëve në kryerjen e këtyre veprave penale u  shpallën në kërkim Vladimir Gjuta, 35 vjeç , lindur në Kukës e banues në Tiranë , person me precedent kriminal. Ai ka qenë i arrestuar  disa herë nga policia në kohë të ndryshme  për “Kundërshtim me dhunë  të Punonjësve të Policisë ,dhe Funksionarëve që kryejnë detyra shtetërore”. Gjithashtu, ky shtetas është nën hetim për organizim dhe vendosje të lëndëve eksplozive ndaj shtetasit A.T në Durrës, si dhe i dyshuar për “Vrasje mbetur në tentativë” në vitin 2013 të një shtetasi në qytetin e Kukësit, si dhe  për një sërë veprash të tjera kriminale.


Baftjar Bruka  24 vjeç , lindur në Kukës  banues në Tiranë ,me precedent kriminal , i hetuar në vitin 2013  për veprën penale “Vrasje me dashje  në bashkëpunim , mbetur në tentativë”  dhe “Armëbajtie pa leje”, çështje e cila me pas është pushuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Kukës. Këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, duke bashkëpunuar edhe me persona të tjerë ende të pa identifikuar, dyshohet se kanë kryer përgatitjen, vendosjen dhe shpërthimin e pajisjeve bombë të telekomanduara me celular në farmacinë e Bashkim Tahirit, si dhe vendosjen e lëndës shpërthyese në stacionin e autobusëve në rrugën ‘Muhamet Gjollesha’. Arrestimi dhe shpallja në kërkim e tyre u bë për veprat penale, “Vepra me qëllime terroriste”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjen e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.


28 shkurt 2015 (gazeta-Shqip.com)